Milan, e ardhmja është një rebus; nga Leao te Pulisic, askush nuk e ka të sigurt qëndrimin

Milan, e ardhmja është një rebus; nga Leao te Pulisic, askush nuk e ka të sigurt qëndrimin

E ardhmja e Milanit, për të cilën trajneri Massimiliano Allegri ka folur me Igli Taren dhe Giorgio Furlanin është me të vërtetë një rebus sepse, ndryshe nga sa ndodhi vitin e kaluar, këtë radhë janë shumë futbollistë që nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në skuadër. Rafael Leao, për shembull, është një prej këtyre lojtarëve, për të cilin do të studiohen ofertat e mundshme. Por është edhe Cristian Pulisic, që pas bisedimeve të para për rinovimin,  ka parë që procesi të ngadalësohet e deri sa u ndal krejt. Tani askush nuk e ka me. ngut që kjo të ndodhë edhe pse kontrata i skadon në qershor të 2027 dhe nuk është më as siguria se do të kërkohet një marrëveshje; as nga Milani...