Merkato e Juventusit varet nga kualifikimi në Champions, talenti i bardhezinjve përfundon në radarët e gjigandit anglez

Merkato e Juventusit varet nga kualifikimi në Champions, talenti i bardhezinjve përfundon në radarët e gjigandit anglez

E ardhmja e merkatos verore të Juventusit do të varet pothuajse tërësisht nga kualifikimi ose jo në edicionin e ardhshëm të Champions League. Nëse bardhezinjtë mbeten jashtë kompeticionit më prestigjioz europian për klube, drejtuesit mund të detyrohen të sakrifikojnë një nga yjet e skuadrës për të balancuar financat. Pas barazimit zhgënjyes ndaj Veronës, gara për një vend në Champions është komplikuar, ndërsa Roma është afruar ndjeshëm në renditje. Në Torino shpresojnë të shmangin këtë skenar, por situata mbetet ende e hapur. Në ditët e fundit emri më i përfolur për një largim të mundshëm është ai i Francisco Conceição. Sulmuesi portugez ka zhvilluar një sezon pozitiv dhe ka tërhequr interesin e disa klbeve europiane. Sipas raportimeve, në garë për të është futur edhe Liverpool, që...