Me kë foli Rocchi në “San Siro”? Prokuroria: “Dyshohet për mashtrim sportiv dhe ndërhyrje në sistemin e arbitrimit”

Me kë foli Rocchi në “San Siro”? Prokuroria: “Dyshohet për mashtrim sportiv dhe ndërhyrje në sistemin e arbitrimit”

Hetimet e fundit po zbardhin një tablo tronditëse që mund të jetë shumë më e gjerë se parashikimet fillestare: Prokuroria synon të grumbullojë prova vendimtare përmes seancave dëgjimore dhe analizave të hollësishme teknike. Prokuroria e Milanos po heton aktualisht një rreth zyrtarësh që besohet se janë përfshirë në një marrëveshje të dyshuar, të lidhur më 2 prill 2025 në “San Siro”, gjatë derbit të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Sipas dosjes hetimore, dyshohet se është tentuar korruptimi i ish-gjyqtarit Gianluca Rocchi për të “rregulluar” përzgjedhjen e Andrea Colombos, i konsideruar si një arbitër “i preferuar” nga klubi zikaltër, për ndeshjen në transfertë ndaj Bolonjës më 20 prill 2025. Gjithashtu, hetimi synon të zbardhë përpjekjet për të “bllokuar” caktimin e Daniele Doverit, një arbitër...