Massimiliano Allegri dhe hipoteza për stolin e Italisë: Nuk kam marrë telefonata, mendja ime vetëm te Milani
Milani u rikthye te fitorja teksa mundi Veronën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-0 dhe është shumë pranë arritjes së objektivit, kualifikimit për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Allegri i kënaqur për rezultatin e skuadrës së tij konfirmoi edhe qëndrimin në pankinën e Milanit duke shuar për momentin zërat që e shohin atë në stolin e Italisë. ‘Deri në këtë moment nuk kam marrë telefonata, kam nisur një rrugëtim me Milanin dhe synimi është që ta vazhdoj-tha trajneri toskan-mendja ime është vetëm këtu. Leao? Bëri një ndeshje të mirë dha një asist të bukur, pastaj bëta ndryshime sepse kisha nevojë për diçka tjetër. Në ndeshjet e mbetura të gjithë duhet të ndihen të rëndësishëm, edhe...
Burimi:
top-channel.tv