Kthesë austriako-gjermane për Milanin/ Kuqezinjtë pranë marrëveshjes me Glasner dhe Rangnick, në skenë shfaqen dhe dy lojtarë të njohur
Atmosfera në Milano është bërë e tensionuar pas humbjes ndaj Cagliarit, që i kushtoi Milanit kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Sipas raportimeve, pronarët e RedBird kanë nisur një riorganizim të thellë në klub. Në këtë proces ndryshimesh, raportohet se drejtori sportiv, trajneri, CEO dhe drejtori teknik janë larguar nga postet e tyre, duke hapur një periudhë të re pasigurie për klubin kuqezi. Megjithatë, ende nuk ka vendime përfundimtare për zëvendësimet, ndërsa drejtuesit e rinj të projektit mbeten për t’u përcaktuar. Emri më i përfolur për stolin e Milanit është trajneri austriak Oliver Glasner. Ai ka shprehur interes për të marrë drejtimin e skuadrës, duke refuzuar disa alternativa të tjera në Europë. Sipas burimeve, Glasner ka zhvilluar takime pozitive me përfaqësuesit amerikanë të klubit, ndërsa klubi...
Burimi:
top-channel.tv