Kaosi në botën e arbitrimit; kush është Dino Tommasi, pasuesi i Gianluca Rocchi-t?

Kaosi në botën e arbitrimit; kush është Dino Tommasi, pasuesi i Gianluca Rocchi-t?

Do të jetë Dino Tommasi ai që do të marrë vendin e Gianluca Rocchit si dizenjator i Arbitrave të Serie A dhe B për ndeshjet e mbetura të sezonit, pas tërmetit që goditi Shoqatën Italiane të Arbitrave. Ish arbitri nga Bassano që u caktua në këtë detyrë këtë të hënë ishte një prej zëvendësve të Rocchit që është i akuzuar për mashtrim sportiv. KUSH ËSHTË DINO TOMMASI? I lindur në 6 maj të 1976, Dino Tommasi e ka nisur karrierën në kampionatet profesioniste në vitin 2003 kur u promovua ne Komisionin Kombëtar të Arbitrave(CAN) të Serie C. Në 4 vjet ai gjykoi 52 ndeshje në C1 mes të cilave edhe finalen e playoffit të 2007 mes Avellino dhe Foggia. Në fillim të sezonit 2007-2008 u...