Kalendari i Serie A, arrihet marrëveshja; derbi i Romës dhe sfidat për zonën Champions luhen të dielën në mesditë
Pas kaosit të ditëve të fundit për kalendarin e kësaj fundjave në kampionatin italian, arrihet më në fund marëveshja; ndeshjet për zonën Champions për Serie A do të luhen rregullisht ditën e dielë në të njëjtën orë; 12:00 të drekës. Lega Serie A dhe Prefektura që fillimisht e spostuan derbin e Romës për të hënën në orën 20:45 për shkak te masave të sigurisë duke qenë se të dielën është edhe finalja e Turneut Masters të Romës në tenis, gjetën më në fund një akord edhe mbi sugjerimin e Tar, duke evituar kështu probleme të mëtejshme E gjithë kjo në përfundim të një dite frenetike dhe pas ditësh të tjera akoma më të komplikuara. Roma-Lazio, Como-Parma, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina dhe Pisa-Napoli do të luhen në datën...
Burimi:
top-channel.tv