Juventusi feston me Vlahovic,  goli i hershëm mjafton për të thyer Leccen dhe zbritur Milanin në vendin e katërt

Juventusi feston me Vlahovic, goli i hershëm mjafton për të thyer Leccen dhe zbritur Milanin në vendin e katërt

Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Via del Mare”, Juventusi ka arritur të marrë një fitore minimale por tepër të vlefshme 1-0 ndaj Lecces vendase. Kjo sfidë e javës së 36-të vuri përballë dy realitete të ndryshme të tabelës: bardhezinjtë që kërkonin të vulosnin biletën për në Ligën e Kampionëve dhe Leccen që luante “jetë a vdekje” për mbijetesën. Ndeshja nuk u la kohë skuadrave as të studionin njëra-tjetrën. Sapo nisi takimi, në minutën e 2-të, Dusan Vlahovic heshti tifozërinë vendase. Pas një zbritjeje të shpejtë, sulmuesi serb u tregua i pamëshirshëm përpara portës, duke shënuar golin që do të rezultonte i vetmi dhe vendimtari i kësaj mbrëmjeje. Pas golit, Lecce u hodh në sulm me të gjitha forcat, e mbështetur fuqishëm nga publiku...