Juventus, Vlahovic, i hapur ndaj një rinovimi, por me mendjen drejt së ardhmes

Juventus, Vlahovic, i hapur ndaj një rinovimi, por me mendjen drejt së ardhmes

anë vetëm 4 ndeshje të Serie A qe ndajnë Dusan Vlahovic nga skadenca e kontratës me Juventusin, kontratë që është nënshkruar në vitin 2022 kur sulmuesi u transferua nga Fiorentina në Torino. Por pavarësisht dëmtimeve dhe rendimentit jo të lartë të sulmuesit, duket se Vlahovic dhe përfaqësuesit e tij po shohin nga një drejtim të kundërt nga ai i lamtumirës. Juventus, rinovimi Vlahovic; paga dhe mundësia e një skadence të re. Kontaktet në periudhën e fundit duket se premtojnë për mirë për një rinovim të mundshëm që do të shërbejë si një urë për të ardhmen e futbollistit. Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, flitet për mundësinë e një rinovimi deri në vitin 2028, për të qenë sërish në qendër të një ambienti të njohur. Edhe...