Juventus gati për një fillim të ri, klubi bardhezi hedh ‘sytë’ nga dyshja e Liverpool-it

Juventus gati për një fillim të ri, klubi bardhezi hedh ‘sytë’ nga dyshja e Liverpool-it

Juventus ka nisur rindërtimin për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, pas një sezoni zhgënjyes dhe dështimit për t’u kualifikuar në Champions League. Klubi torinez synon të rikthehet në nivelet që i takojnë historisë së tij dhe për këtë arsye ka hedhur sytë nga Liverpool, duke monitoruar dy prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës angleze: Alisson Becker dhe Andrew Robertson. Interesimi për portierin brazilian nuk është i ri. Sipas raportimeve, Alisson ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me Juventusin për një kontratë tre-vjeçare deri në vitin 2029, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Portieri konsideron se aventura e tij në Angli ka përfunduar dhe raporti i mirë me Spallettin, i cili e ka stërvitur te Roma, mund të luajë...