Juventus, Bernardo Silva është më pranë; mesfushori telefonoi CR7, Danilon dhe Cancelo për konfirmime
Linja telefonike që lidh Manchesterin në Torino po ‘nxehet’ gjithnjë e më shumë dhe protagonisti është i njëjti i muajve të fundit, Bernardo Silva. Pas telefonatës me vlerësime të Luciano Spallettit për mesfushorin portugez që është drejt skadencës së kontratës me Manchester City, ishte vetë futbollisti ai që telefonoi shokët e skuadrës në kombëtaren e Portugalisë për të parë më konkretisht mundësinë e transferimit te Juventusi. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, Bernardo Silva në fakt i ka telefonuar Cristiano Ronaldos, Joao Cancelos dhe Danilos, 3 lojtarë që kanë përjetuar një eksperiencë me Zonjën e Vjetër. Mësohet se ai nga të tre kolegët e tij ka marrë përgjigje pozitive. Është ky një hap tjetër për blerjen e Juventusit në merkato duke qenë se Bernardo Silva prej kohësh...
Burimi:
top-channel.tv