“Interi do dopietën”/ Nga Kupa e Italisë te zgjedhjet në federatë, Marotta: Futbolli kombëtar nuk ka pasur dështim financiar

“Interi do dopietën”/ Nga Kupa e Italisë te zgjedhjet në federatë, Marotta: Futbolli kombëtar nuk ka pasur dështim financiar

Interi është i vendosur të fitojë Dopietën këtë sezon dhe finalja kundër Lazios, të mërkurën në mbrëmje në Olimpico, do të jetë vendimtare. Në këtë ndeshje do të jetë i pranishëm edhe presidenti i klubit, Beppe Marotta. “Ne e merituam finalen dhe duam ta çojmë atë në shtëpi,” tha trajneri veteran i Interit për SportMediaset. “Lazio është një kundërshtar i njohur dhe i respektueshëm. Përulësia dhe guximi janë dy vlera që na kanë dalluar gjithmonë. Guximi, veçanërisht duke u mbështetur te Chivu, një zgjedhje me të cilën shumë nuk ishin dakord verën e kaluar.” Marotta komentoi edhe betejën për postin e lartë të FIGC-së: “Futbolli kombëtar ka pasur probleme sportive, por nuk ka pasur një dështim financiar. Prandaj, duhet të punojmë në aspektin e parë....