Inter nuk toleron, mposht pastër Lazion në Serie A, tani sytë nga Kupa e Italisë
Me titullin e 21 kampion në xhep, Interi u përball me Lazion pasditen e kësaj të shtune në ndeshjen e radhës së Serie A. Në Olimpico të Romës, skuadra e Cristian Chivut nuk i toleroi aspak bardhekaltrit duke i mundur me rezultatin 3-0. Pjesa e parë ishte e gjitha nën dominimin e Interit me zikaltrit që e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit teksa në minutën e 7, Lautaro Martinez dërgoi në rrjetë një top të gjuajtur me të djathtën me argjentinasin që e çoi në 17 numrin e golave të shënuar në këtë sezon në Serie A. Zikaltrit patën shanse shënimi edhe me Marcus Thuram dhe Barella, por pa sukses. Megjithatë në minutën e 39, Interi arriti të shënojë edhe golin e dytë me...
Burimi:
top-channel.tv