Inter, kur flet presidenti Marotta: Bastoni rri me ne, tani duam Champions, ja përse e lashë Juventusin

Inter, kur flet presidenti Marotta: Bastoni rri me ne, tani duam Champions, ja përse e lashë Juventusin

Alessandro Bastoni është i destinuar të qëndrojë te Interi edhe për një sezon tjetër. Ai që e konfirmoi ishte vetë presidenti i klubit zikaltër, Beppe Marotta në një intervistë për DAZN. Bastoni ka qenë objektiv i Barcelonës, por klubi katalanas hoqi dorë pasi trajneri Flick dëshiron mbrojtës me karakteristika të ndryshme nga ato të italianit. ‘Unë mendoj se tifozët duhet të flenë të qetë përsa i përket të ardhmes së Bastonit-tha Marotta-Inter në radhë të parë nuk është një klub që dëshiron të shesë. Nëse një lojtar largohet, është ai që duhet të shprehë vullnetin e tij për t’u larguar. Duhet të them se Bastoni nuk e ka shprehur kurrë dëshirën për t’u larguar. Është i kënaqur këtu, kështu që ne nuk ndjejmë nevojën për...