Inter, kampion i Italisë për herë të 21; nga nata më e errët te triumfi me firmën e Chivut
Titulli numër 21 i Interit lindi nga nata më e dhimbshme, ajo e 31 majit të 2025 në Mynih, në finalen e Ligës së Kampioneve; Paris Saint Germain-Inter 5-0. Aty u krijua ndjesia e fundit të një cikli që u pasua me largimin e Simone Inzagnhit nga pankina dhe me nisjen e punës nga drejtuesit e klubit zikaltër për të planifikuar ndryshimet se plagët nuk janë të gjitha njësoj, disa lënë edhe trauma. Zgjedhja e parë thelbësore; trajneri i ri. Nuk ishte diçka banale vënia bast te rumuni Cristian Chivu, heroi i Tripletës, ish luftëtari me kaskë. Kishte fituar një titull me Inter Primavera(2021) dhe shpëtoi Parmën, drejtimin e së cilës e mori në nëntor kur ishte në vendin e 18. Por gjithsesi ishte ende...
Burimi:
top-channel.tv