I skadon kontrata në qershor, Hysaj organizon drekë me zgarë për lamtumirën nga Lazio
Elseid Hysaj po bëhet gati t’i japë lamtumirën skuadrës së Lazios. Mbrojtësit të kombëtares shqiptare i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe futbollisti shkodran tashmë ka menduar një mënyrë për të përshëndetur dhe për t’u dhënë lamtumirën shokëve të tij të skuadrës. Sipas Radio Laziale, në Formello në ditët e ardhshme është në program organizimi i një dreke me zgarë i të gjithë skuadrës për të vijuar me entuziazmin e rezultateve të ndeshjeve të fundit dhe për të përforcuar akoma më shumë grupin në ndeshjet e mbetura në kampionat dhe finalen e Kupës së Italisë Gjithnjë sipas Radio Laziale ai që ka menduar të organizojë këtë momen special është pikërisht Elseid Hysaj duke qenë se muajin e ardhshëm i skadon kontrata; nga 1...
Burimi:
top-channel.tv