Hetimet për arbitrimin, Gianluca Rocchi mund të zgjedhë heshtjen
Në 30 prill, ish dezinjatori i arbitrave, Gianluca Rocchi do të shfaqet në prokurorinë e Milanos për t’u marrë në pyetje për 3 akuza; çështjen Udinese-Parma dhe për caktimin e arbitrave të pëlqyer nga Interi në të paktën 2 raste. Çfarë do t’i thotë Rocchi prokurorit? Për momentin nuk është e qartë nëse Rocchi do t’iu përgjigjet pyetjeve, nëse do të japë një deklaratë spontane apo do të përdorë të drejtën për të mos u përgjigjur. Mësohet se si ai ashtu dhe Gervasoni mund të zgjedhin të qëndrojnë në heshtje dhe motivin e shpjegon mes rreshtave avokati i Rocchi. ‘Për momentin po vlerësojmë hapat që duhen ndërmarrë për mbrojtjen. Aktakuza iu referohen personave të tjerë, por nuk tregohen. Do të ishte një krim me shumë...
Burimi:
top-channel.tv