Hetimet mbi arbitrat, zbulohet dëshmia për Inter-Roma: Gervasoni i tha VAR të mos ndërhynte
Ditë pas dite dalin detaje të reja nga ‘tërmeti’ që ka tronditur botën arbitrare në futbollin italian. Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’ hetimi i Prokurorisë së Milanos është bazuar te dëshmia e 29 arbitrave dhe ish arbitrave të Serie A dhe B që janë marrë në pyetje në muajt e kaluar nga hetuesit. Mes tyre kishte nga ata që kishin folur për ‘sistemin Rocchi’ duke nënvizuar sesi ish dezinjatori i arbitrave ishte në raport telefonik me drejtuesit e skuadrave edhe pse sipas rregullore nuk mund ta bënte dhe këtë e bënte për të fituar favorin e tyre për përfitime personale. Ndeshjet të cilat janë në qendër të hetimit dihen tashmë dhe për momentin janë 5 të tilla edhe pse lupa po shkon tek e ‘famshmja’...
Burimi:
top-channel.tv