Gjashtë vite më parë ishte shumë pranë stolit të kuqezinjve, Milani nis dhe njëherë tratativat për trajnerin gjerman

Gjashtë vite më parë ishte shumë pranë stolit të kuqezinjve, Milani nis dhe njëherë tratativat për trajnerin gjerman

Emri i Ralf Rangnick rikthehet sërish në qendër të diskutimeve te Milani, gjashtë vite pasi tekniku gjerman ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të klubit kuqezi. Sipas raportimeve të medias italiane “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit po e konsiderojnë edhe një herë Rangnick si një alternativë për pankinën e skuadrës, këtë herë me një rol më të zgjeruar si trajner-menaxher, që do t’i jepte atij ndikim edhe në strategjinë e merkatos. Rangnick ishte pranë kalimit te Milani në vitin 2020, në një operacion të mbështetur fort nga ish-drejtuesi Ivan Gazidis. Megjithatë, ideja hasi në kundërshtimin e figurave të rëndësishme të klubit si Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini, ndërsa drejtuesit vendosën të vazhdonin projektin me Stefano Piolin. Vendimi rezultoi pozitiv në atë periudhë, pasi...