Galatasaray shpreson në një tjetër lëvizje ‘Alla Osimhen’; në shënjestër është Leao
Rafael Leao ka shumë mundësi të largohet nga Milani në muajt e verës. Futbollisti portugez që në ditët e kaluara mbyll llogarinë e tij në rrjetin social Instagram pas fërshëllimave që i rezervuan tifozët kuqezi, mund të mendojë vërtet që të ndryshojë ambient dhe në gjurmët e tij është vënë edhe një klub turk. Bëhet fjalë për Galatasaray që sipas ‘Fanatik’ do të tentojë të bëjë të njëjtën lëvizje si me Victor Osimhen. Synimi i klubit turk është që të përsërisë të njëjtën manovër si me sulmuesin nigerian kur raportet e këtij të fundit me Napolin u krisën. Në rastin e Leaos, nuk ka krisje mes futbollistit dhe klubit, por portugezi i ka pakënaqësitë e tij me sulmuesin që tani mund ta marrë seriozisht në...
Burimi:
top-channel.tv