Fitoi titullin me Interin në sezonin e tij të parë, Chivu: Kam qenë edhe më parë pjesë e historisë së këtij klubi, merita i takon lojtarëve
Cristian Chivu ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar Scudetton me Interin që në sezonin e tij të parë në pankinë. Një triumf që në fillim u duk i pamundur për shumëkënd, pasi zgjedhja e tij për të zëvendësuar Simone Inzaghi u prit me skepticizëm. Megjithatë, trajneri rumun arriti të transformojë një skuadër që shihej në vështirësi, duke e kthyer në kampione të Italisë. Chivu bëhet kështu ish-lojtari i dytë i Interit në 88 vite që fiton titullin si trajner i klubit zikaltër. “Kam qenë edhe më parë pjesë e historisë së Interit dhe kam fituar disa gjëra,” u shpreh ai me humor, duke theksuar se merita kryesore i takon lojtarëve. “Ata përballuan zhgënjimet e sezonit të kaluar dhe kritikët që gjithmonë përpiqen të...
Burimi:
top-channel.tv