Festa e Interit është afër, ja bonusi i Scudetto-s që do t’u shpërndahet lojtarëve

Festa e Interit është afër, ja bonusi i Scudetto-s që do t’u shpërndahet lojtarëve

Interi është vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion në Serie A, teksa ndeshja ndaj Parma shihet si vendimtare. Një fitore përballë Parmës do t’i siguronte zikaltërve Scudetton e 21-të në histori, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm. Ndërkohë, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, fondi amerikan Oaktree Capital Management ka përcaktuar tashmë bonuset për skuadrën në rast triumfi. Shuma totale e shpërblimit për lojtarët dhe stafin teknik do të arrijë në rreth 6 milionë euro, një motivim shtesë për ekipin në prag të ndeshjes vendimtare. Top Channel