E shëmtuar në “Bentagodi”, tifozët e Veronës, lëshojnë thirrje raciste ndaj Maignan dhe Leao-s

E shëmtuar në “Bentagodi”, tifozët e Veronës, lëshojnë thirrje raciste ndaj Maignan dhe Leao-s

Situata u tensionua pas festimit të lojtarit portugez dhe Rabiot nën sektorin e ultrasve të Veronës. Skena të shëmtuara në stadiumin “Bentegodi”. Gjatë ndeshjes midis Veronës dhe Milanit, nga tribuna veriore e tifozëve të Hellasit u dëgjuan brohoritje raciste kundër Mike Maignan dhe Rafael Leao. Thirrjet e turpshme raportohet se nisën që në fundin e pjesës së parë, të nxitura nga goli i parë i Milanit: Leao dhe Rabiot, dy figurat kyçe në avantazhin e kuqezinjve, festuan përpara ultrasve të Veronës, duke shkaktuar reagime të ashpra. Ky nuk ishte një incident i izoluar, pasi situata u përsërit edhe në pjesën e dytë. Këtë herë, shënjestër e fyerjeve nuk ishte vetëm Leao, por edhe Maignan. Portieri francez u bë objekt i “vërshëllimave raciste” të tmerrshme pas...