E kryer/ Dështoi të kualifikonte skuadrën në Champions, Allegri shumë pranë shkarkimit nga Milani
Situata te Milani është tensionuar ndjeshëm pas humbjes së rëndë ndaj Cagliarit, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri duket se e ka mbyllur me klubin kuqezi. Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League duket se ka rezultuar fatale për trajnerin toskan, i cili tashmë duket se është shkarkuar. Në qendër të vlerësimeve thuhet se janë Zlatan Ibrahimović dhe pronari i klubit Gerry Cardinale, të cilët pritet të marrin vendimet kryesore për drejtimin e skuadrës. Burimet pranë klubit bëjnë me dije se klubi ka nisur punën për zëvendësuesin e Allegrit, me emra si Conte, Italiano ose Palladino që përfliten si zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit toskan. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv