E bujshme/ Leao larg Milanit, ylli portugez mund të ndjekë Paolo Maldinin në… Turqi
Fenerbahçe po punon seriozisht për të afruar legjendën e Milanit, Paolo Maldinin, në strukturat drejtuese të klubit turk. Sipas raportimeve nga mediat turke dhe gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, një takim i dytë është zhvilluar në Stamboll mes Maldinit dhe kandidatit për president të Fenerbahçes, Hakan Safi. Pas një takimi fillestar në Milano, Safi duket i vendosur ta emërojë ish-drejtorin teknik të Milanit si përgjegjës për projektin sportiv të klubit, me fokus të veçantë te merkatoja dhe ndërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që lidhet menjëherë me ardhjen e mundshme të Maldinit është ai i Rafael Leaos. Sulmuesi portugez i Milanit është një nga objektivat që Fenerbahçe po monitoron nga afër, ndërsa e ardhmja e tij në “San Siro” mbetet e pasigurt. Leao,...
Burimi:
top-channel.tv