E bujshme/ Dikur kërkohej si lojtar, sot Milani e do si trajner. Kuqezinjtë tentojnë të ulin në stol legjendën e Barcelonës

E bujshme/ Dikur kërkohej si lojtar, sot Milani e do si trajner. Kuqezinjtë tentojnë të ulin në stol legjendën e Barcelonës

Milani vazhdon kërkimet për trajnerin e ri dhe emri i Xavi Hernandez po fiton gjithnjë e më shumë terren në listën e kandidatëve për stolin kuqezi. Përveç Andoni Iraola, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë seriozisht edhe profilin e legjendës së Barcelonës. Xavi është pa skuadër që nga viti 2024, kur përfundoi aventurën e tij si trajner i Barcelonës. Ish-mesfushori spanjoll konsiderohet një trajner me ide moderne, i lidhur ngushtë me filozofinë e posedimit të topit dhe kontrollit të lojës, stil që e bëri të famshëm si futbollist. Si trajner, Xavi preferon skemën 4-3-3 dhe futbollin e ndërtuar nga mbrojtja, me qarkullim të shpejtë të topit, presion të lartë dhe dominim të hapësirave në fushë. Filozofia e tij është e ndikuar fuqishëm nga trashëgimia e Pep...