“Dy vite të shkëlqyera, por këtu kishte shumë helm”/ Conte njofton largimin nga Napoli: Italia? Edhe Guardiola është ideal për atë post

“Dy vite të shkëlqyera, por këtu kishte shumë helm”/ Conte njofton largimin nga Napoli: Italia? Edhe Guardiola është ideal për atë post

Antonio Conte ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga Napoli, duke mbyllur aventurën dyvjeçare në stolin e skuadrës napolitane. Pas fitores 1-0 ndaj Udinese dhe përshëndetjes emocionuese me tifozët në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Conte doli në një konferencë të përbashkët me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis, ku konfirmoi ndarjen. “Një muaj më parë telefonova presidentin dhe nuk kërkova asgjë. As projekt, as merkato. Thjesht ndjeva se koha ime këtu po mbaronte”, deklaroi Conte. Trajneri italian theksoi se vendimi i tij nuk lidhej me aspektet financiare apo sportive, por me ndjesinë personale se nuk mund të ndryshonte më situatën në klub. Nga ana tjetër, De Laurentiis pranoi se kishte tentuar ta bindte të qëndronte, por pranoi se Napoli nuk mund të konkurrojë financiarisht me...