Drithërima në Seria A, goli në minutën e 96-të mund të ndryshojë fatin e sezonit për Leccen e Ramadanit
Java e parafundit e kampionatit ka dhuruar një mbrëmje dramatike për mbijetesën në elitën e futbollit italian. Cagliari siguroi qëndrimin matematik në Seria A pas fitores së rëndësishme 2-1 përmbysëse ndaj Torinos. Ndërkohë, bileta e fundit e rënies nga kategoria do të vendoset në 90 minutat e fundit mes Leces (38 pikë) dhe Cremoneses (37 pikë). Cremonese mposhti Udinesen me golin e Jamie Vardy-t, por Leçe u kundërpërgjigj në sekondat e fundit. Sulmuesi Nikola Stuliç shënoi në minutën e 96-të golin e fitores 3-2 ndaj Sassuolos, duke i mbajtur puljezët zotër të fatit të tyre. Tashmë, Leces i mjafton një fitore në shtëpi kundër Genoas për t’u shpëtuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, Cremonese është e detyruar të mposhtë Comon dhe të shpresojë në një hap...
Burimi:
top-channel.tv