Dhjetëra arbitra në prokurori, prapaskenat e hetimeve që  gjunjëzojnë AIA. Dino Tommasi zëvendëson Rocchi-n deri në fund të sezonit

Dhjetëra arbitra në prokurori, prapaskenat e hetimeve që gjunjëzojnë AIA. Dino Tommasi zëvendëson Rocchi-n deri në fund të sezonit

Shumë arbitra merren në pyetje nga prokurorët, flitet për 30, por mund të jenë akoma më shumë. Hetimi i prokurorit të Milanos, Maurizio Ascione shkoi edhe më thellë teksa ka kërkuar të kuptojë nëse në sistemin e Rocchit ka diçka që nuk ka shkuar në drejtimin e duhur. Një hetim që nis nga denoncimi i avokatit veronez, Michele Croce që duke ndjekur ndeshjen Inter-Verona të 6 janarit 2024 nuk e kapërdiu faktin që nuk ndërhyri VAR në episodin e bërrylit të Bastonit ndaj Dudas në golin vendimtar të Frattesit në minutën e 93. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për Interin që me atë rast u shpall kampion i dimrit, ndërkohë Verona me Henry humbi penalltinë që do të barazonte rezultatitn pak para mbylljes së ndeshjes....