Derbi Torino-Juventus, tensione të larta; ndalohen ngjyrat dhe simbolet bardhezi, reagon ‘Zonja e Vjetër’

Derbi Torino-Juventus, tensione të larta; ndalohen ngjyrat dhe simbolet bardhezi, reagon ‘Zonja e Vjetër’

Derbi i Torinos ndizet përpara fillimit të tij dhe jo për arsye që lidhen me fushën e lojës. Torino shpreson t’i mbyllë përfundimisht Juventusit rrugën për në Ligën e Kampioneve, ndërsa Zonja e Vjetër shpreson ende. Ajo që ka ndezur këtë pragndeshje derbi është një komunikatë e klubit granata për një ‘kod veshjeje’ pa ngjyrat bardhezi në dy sektorë të stadiumit Olimpico Grande Torino, një masë që solli menjëherë reagimin zyrtar të Juventusit. Në komunikatën e saj Torino theksonte se nuk lejohen shallet, fanelat apo çdo aksesorë të Juventusit në sektorët ‘Distinti’ dhe ‘Curva Primavera’. Në emailin e klubit që u publikua nga ‘Tuttosport’ lexohej: ‘Ata sektorë janë të rezervuar vetëm për tifozët e Torinos dhe ata neutralë. Për arsye sigurire dhe për të evituar...