Derbi Torino-Juventus, përplasje mes tifozëve ultras, policia ndërhyri me gaz lotsjellës

Derbi Torino-Juventus, përplasje mes tifozëve ultras, policia ndërhyri me gaz lotsjellës

Nuk ishte e thënë që pragderbi mes Torinos dhe Juventusit të ishte i qetë. Pak orë përpara fillimit të kësaj ndeshje, u shfaqën tensionet mes tifozëve ultras të të dyja skuadrave teksa pati edhe përplasje mes tyre. Kjo ndodhi rreth ambienteve të stadiumit Olimpik të Torinos, pranë sektorit të tifozëve bardhezi Mësohet se gjatë këtyre tensioneve ka pasur hedhje shishesh dhe gurëve në drejtim të disa agjentëve të policisë të cilët përdorën gazin lotsjellës për të qetësuar situatën në atë zonë. Po kështu mësohet se disa tifozë të të dyja skuadrave u ndaluan nga policia për këto trazira.   Top Channel