Como rikthehet te fitorja në Serie A, skuadra e Fabregas beson ende për zonën Champions

Como rikthehet te fitorja në Serie A, skuadra e Fabregas beson ende për zonën Champions

Como rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas arriti t’i imponohet Genoas në Marassi duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe vazhdon të besojë në arritjen e zonës së Champions League. Në sfidën e kësaj të diele, Como e mori avantazhin që në minutën e 10 me Douvikas që shënoi me një gjuajtje me kokë pas një asisti të Da Cunhas. Pas minutës së 30, Nico Paz iu afrua golit të dytë, por shtylla i mohoi festën futbollistit argjentinas dhe kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ngushtë të Comos 1-0. Në pushimin e ndeshjes, Como humbi shërbimin e Nico Paz për shkak të një problemi në kokë që pati pas një përplasjeje me Marcandalli me argjentinasin që...