Como dhe Napoli ‘anulojnë’ njëra-tjetrën, Inter vetëm 1 pikë larg zyrtarizimit të titullit
Como dhe Napoli anulojnë njëra-tjetrën në ndeshjen e zhvilluar mes tyre të vlefshme për javën e 35 të Serie A. Në Sinigaglia, të dyja skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 0-0, një rezultat që kënaq më shumë Interin të cilit tani i mjafton edhe një barazim ndaj Parmës për të festuar titullin e 21 në San Siro. Në pjesën e parë u pa të ishte Como më i gjallëruar me skuadrën e Cesc fabregas që pati dy shanse të mira shënimi, fillimisht me Douvikas topi i gjuajtur prej të cilit u largua nga Rrahmani në vijën e portës dhe më pas me Diao që u bllokua nga Milinkovic Savic. Në pjesën e dytë, Como pati sërish mundësi me Diaon dhe Baturinën, por pa...
Burimi:
top-channel.tv