Como bën historinë, mposht Veronën, siguron pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane

Como bën historinë, mposht Veronën, siguron pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane

E diela e 10 majit është ditë historike për Comon. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, mposhti Veronën të rënë tashmë nga kategoria me rezultatin 1-0 duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm. Ai që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje për Comon ishte Douvikas autori i golit të këtij suksesi  të madh për skuadrën lariane që fiks 2 vjet pas ngjitjes në Serie A, arrin të sigurojë  kualifikimin për në kompeticionet evropiane. Në pjesën e parë, Verona ishte më mirë, por me fillimin e pjesës së dytë Fabregas bëri ndryshime dhe në këtë 45 minutësh u pa një tjetër ndeshje dhe në minutën e 71 erdhi edhe goli për Comon, me Douvikas që pasi la pas Edmundsson arriti të mposhtë Montipo teksa...