Chivu i gëzohet suksesit: Ky grup ka ADN zikaltër, përmbysje kështu janë tipikë të një Interi të çmendur
Cristian Chivu nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij pas fitores 3-2 ndaj Comos me Interin që preu biletën për në finalen e 13 majit në Romë. Trajneri rumun nuk ia kurseu aspak lëvdatat skuadrës së tij në përfundim të kësaj sfide ku u desh të përmbysë një tjetër disavantazh 0-2 ndaj skuadrës së Fabregas. ‘Ky rezultat është puna e një grupi që po bën mirë që në fillim të sezonit dhe kjo vihet re kur ata thirren në apel në momente të rëndësishme-tha Chivu-ata që hynë nga stoli dhanë një ndihmë të madhe duke e kuptuar momentin, duke e ditur se çfarë duhet të bënin, patën personalitet, kurajo dhe ishin vendimtarë, si Susic ashtu edhe Diouf dhe Esposito. Ky grup ka një dëshirë të...
Burimi:
top-channel.tv