Cardinale miraton idetë e Allegrit, Tare nis nga puna për transferimin e mbrojtësit të Lazios

Cardinale miraton idetë e Allegrit, Tare nis nga puna për transferimin e mbrojtësit të Lazios

Milani po përgatitet të rifillojë bisedimet për transferimin e mbrojtësit spanjoll Mario Gila nga Lazio. Sipas mediave italiane, pronari i kuqezinjve, Cardinale, ka miratuar personalisht investimin për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, i cili është një nga objektivat kryesorë të klubit për merkato. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Cardinale ka dhënë dritën jeshile për një marrëveshje që përmbush kërkesat e trajnerit Allegri, duke e konsideruar Gilën një shtesë të rëndësishme me përvojë në Serie A dhe nivel ndërkombëtar, që mund të ndihmojë Milanin në sfidat e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2027 dhe fiton aktualisht 1.1 milionë euro në sezon, pritet të transferohet me një ofertë që varion midis 20 dhe 25 milionë eurove,...