Cardinale ka marrë vendimin e tij: Igli Tare do të largohet nga Milani në fund të sezonit
Matteo Moretto zbulon largimin e parë të madh nga AC Milan. Drejtuesit e klubit kuqezi nuk e vlerësoi mënyrën se si u menaxhua merkato e verës. E ardhmja e Milan-it fillon të marrë formë që tani me ndryshimet e para dramatike në nivelin e lartë të menaxhimit. Gjatë përditësimit të zakonshëm me video në kanalin YouTube të Fabrizio Romano, eksperti i transferimeve Matteo Moretto lëshoi një bombë në lidhje me drejtorin sportiv shqiptar: “Lajmi që dua të theksoj është se është marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Igli Tares. Cardinale ka vendosur të largojë Taren. Drejtori sportiv shqiptar i Milanit, nuk do të jetë më pjesë e AC Milan në fund të sezonit. Gjithçka do të bëhet zyrtare, e vetmja gjë që mungon është ratifikimi...
Burimi:
top-channel.tv