Allegri takohet me Taren dhe Furlanin, zbulohen objektivat e Milanit për merkaton e verës

Allegri takohet me Taren dhe Furlanin, zbulohen objektivat e Milanit për merkaton e verës

Milani ka nisur projektimin për sezonet e ardhshme, duke konfirmuar besimin te trajneri Massimiliano Allegri. Pas një takimi me drejtuesit Igli Tare dhe Giorgio Furlani, është rënë dakord që strategjia e merkatos do të ndjekë linjat e vendosura nga tekniku italian. Sipas raportimeve, nuk ka asnjë sinjal që Allegri mund të largohet nga pankina për sezonin 2026/27, pavarësisht zërave për pakënaqësi. Përkundrazi, ai ka marrë garanci për të ndërtuar skuadrën sipas ideve të tij. Prioriteti i parë i Allegrit mbetet përforcimi i repartit defensiv. Emri kryesor është Mario Gila i Lazio, i cili shihet si lideri i ardhshëm i mbrojtjes kuqezi. Në mesfushë, trajneri kërkon rikthimin e Nicolò Fagioli, një lojtar që e ka promovuar vetë më parë. Bisedimet me Fiorentinën janë në zhvillim, ndërsa...