Alessandro Bastoni, Barcelona ka gati planin B; Inter nuk heq dorë dhe pret ofertën e duhur

Alessandro Bastoni, Barcelona ka gati planin B; Inter nuk heq dorë dhe pret ofertën e duhur

Alessandro Bastoni mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Në Spanjë thonë se mungon vetëm miratimi i Flick me trajnerin gjerman që po pret mbylljen e kampionatit dhe fitoren e titullit për t’u takuar me Drejtorin Sportiv Deco dhe për të nisur planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm e për të nisur ofensivën ndaj mbrojtësit të Interit. Por, gjithnjë nga Spanja, vijnë të reja; sipas të përditshmes ‘Sport’, Barcelona ka gati alternativën e Bastonit për të cilin Interi kërkon të paktën 70 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të përfshijë futbollistë në një operacion të mundshëm.  Plani B quhet Cristian Romero, qendërmbrojtësi i Tottenham që ka një vlerë më të ulët në krahasim me Bastonin. Gjithnjë sipas ‘Sport’, Bastoni dhe...