Agjenti i Lukakut jep lajmin e bujshëm: Big Rom do të rikthehet te skuadra e…

Agjenti i Lukakut jep lajmin e bujshëm: Big Rom do të rikthehet te skuadra e…

Romelu Lukaku është rikthyer në stërvitje me Napolin në Castel Volturno, por e ardhmja e sulmuesit belg vazhdon të mbetet e paqartë. Për situatën e “Big Rom” ka folur agjenti i tij, Federico Pastorello, gjatë një interviste për DAZN Belgjikë. Ai la të kuptohet se një rikthim te RSC Anderlecht është i mundur në të ardhmen, por jo në një afat të afërt. “Mendoj se Romelu do të rikthehet 100% një ditë te Anderlechti. Por nëse flasim për të ardhmen e afërt, nuk besoj”, deklaroi Pastorello. Agjenti vlerësoi gjithashtu cilësitë e sulmuesit belg, duke theksuar se sezoni aktual ka qenë i vështirë për të, por se ai mbetet një lojtar i nivelit të lartë. “Lukaku është një sulmues fantastik. Ka energji të madhe dhe jam...