Schuster paralajmëron Real Madridin për dyshen Mbappé–Vinicius: Më kujton Figo–Beckham…

Schuster paralajmëron Real Madridin për dyshen Mbappé–Vinicius: Më kujton Figo–Beckham…

16 Prill 2026 11:11 Alfred Lleshi Bernd Schuster ka folur në “Movistar” për eliminimin e Real Madridit në Champions League ndaj Bayern Munich, duke analizuar edhe problemet e ekipit të bardhë në sulm. Ish-mesfushori gjerman ka lëshuar një paralajmërim për dyshen Kylian Mbappé dhe Vinicius Jr., të cilët sipas tij nuk po arrijnë të lidhen mirë në fushë. Schuster e krahasoi situatën me epokën e “Galácticos” në Madrid: “Ajo që shoh me Vinicius dhe Mbappé në fushë më kujton shumë Figon me Beckham. Nuk lidheshin dhe njëri prej tyre u desh të largohej. Me ta, tani po ndodh e njëjta gjë te Real Madridi”. Sipas tij, mungesa e harmonisë mes dy yjeve mund të krijojë probleme serioze për projektin e klubit në të ardhmen.