Scaloni: Do ta firmosja për finalen Argjentinë–Spanjë, por kemi ende shumë rrugë përpara

Scaloni: Do ta firmosja për finalen Argjentinë–Spanjë, por kemi ende shumë rrugë përpara

7 Korrik 2026 13:18 Alfred Lleshi Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u shpreh se do ta nënshkruante menjëherë një finale me Spanjën, por theksoi se rruga deri atje është ende shumë e gjatë. “Spanja po rritet ndeshje pas ndeshjeje. Ky është një Botëror i pazakontë, me udhëtime, vapë dhe fusha ku topi nuk lëviz gjithmonë si duhet. Asnjë kombëtare nuk ka bërë diferencë të madhe. Një finale me Spanjën do ta firmosja, por na pret ende shumë punë të dyja palëve”, – deklaroi ai. Scaloni vlerësoi nivelin e lartë të rivalëve: “Franca vuajti ndaj Paraguajit, ndërsa Brazili u eliminua nga Norvegjia. Askush nuk ka shfaqur ende futboll total”. Duke komentuar eliminimin e Brazilit, nënvizoi: “Pashë një pjesë të ndeshjes, sepse stërvitjen tonë e ndërpremë për...