Saliba tregon ndeshjen kur kuptoi se ky do të ishte viti i Arsenalit
24 Maj 2026 9:49 Telesport Mbrojtësi lider i Arsenalit, Saliba, ka rrëfyer momentin kur ka kuptuar se skuadra londineze do të fitonte titullin kampion në Premier League. “Fillova të ndieja në muajin mars. Pas ndeshjes kundër Evertonit, për mua ishte e qartë se do ta fitonim titullin kampion”, deklaroi mbrojtësi francez. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e dinim se nuk do të luanim në kampionat deri pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, kështu që ajo fitore ishte shumë e rëndësishme”.
Burimi:
telesport.al