Saliba do të mungojë në Botëror? Deschamps qartëson situatën

Saliba do të mungojë në Botëror? Deschamps qartëson situatën

1 Qershor 2026 22:07 Telesport Ditën e sotme, ESPN raporti se William Saliba është në dyshim për Kupën e Botës, pasi ka dëmtuar shpinën disa javë më parë dhe problemi është rishfaqur edhe në finalen e Champions League ndaj PSG-së. Në një reagim të fundit për mediet franceze, trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps saqroi shkurt situatën. “Saliba është këtu, gjithçka është në rregull”, tha Deschamps. Pikëpyetja e vetme tani është nëse qendërmbrojtësi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë hapëse ndaj Senegalit apo do të mungojë. Sigurisht që mungesa e tij në Botëror do të ishte një goditje e madhe për Francën, pasi Saliba është lideri i mbrojtjes së “Gjelave”.