Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Sulmuesi veteran i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës 2026 këtë verë (11 qershor – 19 korrik), pasi trajneri Roberto Martinez e përfshiu 41-vjeçarin në skuadër. Ish-ylli i Real Madridit, Juventusit dhe Manchester United, tani pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, do të luajë për herë të gjashtë në një Kupë Bote. Ronaldo është golashënuesi më i mirë i ‘luzitanëve’ me 143 gola, ndërsa si ai dhe si Portugalia nuk e kanë fituar këtë trofe. Ronaldo mund të ketë kundërshtar në këtë event edhe Messin, pasi ‘Pleshti’ do të udhëheqë Argjentinën po për herën e gjashtë në një Botëror, me ‘Albicelesten’ që janë kampion në fuqi pas triumfit në Katar 2022. Portugalia do të garojë për kalimin në fazën me eliminim direkt kundër Uzbekistanit, Republikës...