Roland Garros/ Swiatek avancon në raundin e dytë, kualifikohen edhe Paolini, Ruud e Berrettini

Roland Garros/ Swiatek avancon në raundin e dytë, kualifikohen edhe Paolini, Ruud e Berrettini

26 Maj 2026 8:15 Telesport Në Paris ka vijuar grand slam i Roland Garros me ndeshjet e tjera të raundit të parë. Tenistja polake Iga Swiatek fitoi 2-0 96-1, 6-2) ndaj australianes Emerson Jones. Më tej kualifikohet edhe tenistja italiane Jasmine Paolini dhe ajo kazake Elena Rybakina (numri 2 në botë për femra). Në raundin e dytë avancon edhe numri 10 në botë, tenistja çeke Karolina Muchova, kazakja tjetër Yulia Putinseva, ukrainasja Elina Svitolina dhe estonezja Jelena Ostapenko. Te meshkujt, pas një maratone të gjatë fiton norvegjezi Casper Ruud, që mundi 3-2 Roman Safiullin. Më tej shkon edhe rusi Andrey Rublev, italiani Matteo Berrettini dhe amerikani Tommy Paul.