Pio Esposito: Qëllimi tek Interi është të mos kënaqemi kurrë me atë që kemi arritur
3 Gusht 2026 14:03 Alfred Lleshi Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, foli për “Sky Sport” mbi pritshmëritë e sezonit të ri dhe rinovimin e kontratës: “Sezonin e kaluar shkuam përtej pritshmërive. Vija nga Serie B dhe jam shumë i kënaqur me mënyrën si shkoi sezoni im i parë tek Interi”. Për objektivat e sezonit të ri tha: “Qëllimi është të mos kënaqemi kurrë me atë që kemi arritur, të mos ndalemi dhe të përmirësohemi vazhdimisht, si në statistika, ashtu edhe si futbollistë”. Lidhur me rinovimin e kontratës: “Jam shumë i qetë. Ndihem shumë mirë këtu tek Interi. Për këtë çështje merret agjenti im së bashku me klubin, pa asnjë problem”. Për fazën përgatitore deklaroi: “Po punojmë shumë. Ndeshjet me Milanin dhe Juventusin do të jenë...
Burimi:
telesport.al