Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit spanjoll
Favoriti kryesosor për topin e artë, njëkohësisht kampion bote më Spanjën, Rodri, është një hap larg transferimit te Barcelona. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, në një prej lëvizjeve më të bujshme të merkatos së kësaj vere. Barcelona ka arritur marrëveshje për një shumë prej rreth 60 milionë euro, ndërsa me bonuset shifra mund të shkojë deri në rreth 76.5 milionë. Rodri pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me klubin katalanas. 30-vjeçari rikthehet kështu në Spanjë pas shtatë sezonesh me Manchester Cityn, ku u shndërrua në një prej mesfushorëve më të rëndësishëm në botë. Me fanellën e Cityt, Rodri zhvilloi 298 ndeshje dhe fitoi 12 trofe madhorë, mes tyre katër tituj të Premier League dhe Champions League në...
Burimi:
vizionplus.tv