Rodri drejt Barcelonës, Man. City përgatit goditjen e bujshme në merkato: 140 milionë euro për yllin e rivalëve

Rodri drejt Barcelonës, Man. City përgatit goditjen e bujshme në merkato: 140 milionë euro për yllin e rivalëve

9 Gusht 2026 19:08 Telesport Duke qenë se Rodri do të vazhdojë karrierën në Spanjë dhe me shumë mundësi te Barcelona, Manchester City ka filluar lëvizjet e para për të gjetur një zëvendësues të denjë për kampionin e botës. The Independent zbulon se dëshira e madhe e Enzo Maresca dhe drejtuesve të Manchester City është Enzo Fernandez. Argjentinasi i Chelsea-s është përfolur shpesh këtë verë për një largim të mundshëm nga “Blutë”, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete. Chelsea ka lënë të kuptohet se Fernandez mund të largohet vetëm për një shifër 140 milionë euro. Largimi i Enzo Fernandez do të ishte më i arritshëm, nëse Chelsea transferon Alex Scott nga Bournemouth. Ditët në vijim, pritet të ketë edhe negociata zyrtare mes City-t...