Rinovoi një vit më parë kontratën deri në vitin 2030, por për Bayern lojtari nuk është i pashitshëm
Thashethemet për transferime rreth Alphonso Davies kanë qenë të shumta ditët e fundit edhe pse mbrojtësi kanadez e zgjati kontratën e tij me Bayern Munich deri në vitin 2030 verën e kaluar. Pasi mbërriti në “Allianz Arena” në vitin 2019, lojtari menjëherë u bë titullar i rregullt dhe ka bërë 244 paraqitje për kampionët gjermanë. Goli i tij kundër Shtutgart të dielën shënoi kontributin e tij të 53-të tota (gola dhe assist), për klubin, i cili e ka parë të fitojë shtatë trofe të Bundesliga në tetë sezone. Megjithatë, “Kicker” dhe “Bild”, dy nga gazetat kryesore të Gjermanisë, raportuan së fundmi se bavarezët po e konsiderojnë “Phonzie” Davies si një kandidat për një transferim. Një pagë vjetore deri në 20 milionë euro bruto, e arritur...
Burimi:
telesport.al